Tifozët kuqezi ‘pushtuan’ rrugët e Hamburgut, Rama: Po luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12 të Kombëtares

Teksa rrugët e Hamburgut janë ‘pushtuar’ nga tifozat kuqezinj, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, pamje nga marshimi i tifozëve drejt stadiumit.

Rama shkruan se ky është promovimi më i mirë që i bëhet vendit tonë në Gjermani.

“Hamburgu kuqezi. Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.

 

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 19/06/2024 14:43

    Po s'qe ti ne stadium ne fitojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/  'Maskppe', Kyliani në garë me kohën për ndeshjen kundër Holandës

Euro 2024/  'Maskppe', Kyliani në garë me kohën për ndeshjen kundër Holandës