Euro 2024/  'Maskppe', Kyliani në garë me kohën për ndeshjen kundër Holandës

Euro 2024/  'Maskppe', Kyliani në garë me kohën për ndeshjen kundër Holandës

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe, futbollisti më i mirë francez dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, mund të jetë në skuadër për turin e dytë të Grupit D kundër Holandës (e premte 21:00).

Edhe pse informacionet e para ishin tejet pesimiste dhe mediat franceze shkruanin se ylli i ri i Real Madridit me siguri nuk do të jetë në skuadër kundër Holandës, RMC shkruan sot se lojtari dëshiron të luajë dhe se tani është në garë me kohën.

RMC shton se Mbappe do të marrë sot një maskë mbrojtëse, e cila do t’i lejojë të stërvitet me të dhe më pas do të shohë nëse mund të luajë me maskën dhe se a do ta shqetësonte ajo.

Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt dhe ka mundësi që maskën ta marrë vetëm të premten në ditën e ndeshjes, por kjo do të ishte një problem i madh sepse praktikisht nuk do të kishte kohë ta testonte. Mbappe theu hundën në fitoren 1-0 të Francës kundër Austrisë në Euro 2024.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Kultivoi kanabis, në pranga 44-vjeçari, nis hetimi për xhaxhain e tij dhe kryeplakun e fshatit

Elbasan/ Kultivoi kanabis, në pranga 44-vjeçari, nis hetimi për xhaxhain e tij dhe kryeplakun e fshatit