“Prej një viti e gjysëm njihem me viktimën. Ai ka pasur nje pikë shumice dhe une ruaja bagëtitë. Në fillim marëdheniet ishin të mira, ndërsa më pas më ofendonte dhe më shante. Para katër muajve gjendja mes nesh u përkeqësua. Thjeshtë doja t’i bëja presion, jo t’a vrisja. Ai me ofendoi. Ndjehem keq dhe i penduar për krimin. Kërkoj mëshirë”.
 

Kjo ka qenë dëshmia e dhënë përpara trupit gjykues të Miran Tilës, i cili vetëm disa ditë më parë qëlloi me kallashnikov mikun e tij, Artan Hasën në Durrës.

Në sallën ku po zhvillojej seanca gjyqësore, Tila është shfaqur i penduar për ngjarjen, ndërsa ka theksuar se nuk kishte ndërmend që t’a vriste Hasën, por thjeshtë t’a frikësonte, pasi ndihej i poshtëruar nga fjalët që Hasa i thoshte atij.

Trupi gjykues, pas dëgjesës së dëshmisë së Tilës, ka dëgjuar edhe Prokurorin e çështjes, Dritan Pali i cili ka theksuar se, Arben Hasa ndodhej në banesë ku është kërkuar nga Miran Tila. Pasi kanë dalë të dy së bashku, ai nuk është kthyer në banesë, duke u gjetur i vdekur.

Ndërkohë, Avokatja e vrasësit është shprehur se klienti i saj është vetëdorëzuar. Sipas saj, ai ka pranuar autorinë dhe është shprehur i penduar. Qëllimi i tij nuk ka qenë t’a vrasë por thjeshtë t’a kërcënojë për poshtërimin që i ka bërë. Ai nuk e ka menduar që ngjarja do të percipitonte deri në vrasje ndaj dhe ai meriton lehtësi në proçesin e gjykimit.

Pas dëgjimit të të gjitha palëve, trupi gjykues ka vendosur që t’i japë masën “Arrest me Burg” Tilës dhe e ka konsideruar ndalimin e tij si të ligjshëm.
 
Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm vetëm familjarët e autorit, përkatësisht bashkeshortja dhe motra e tij, ndërsa nuk kishte asnjë të afërm të viktimës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)