TIRANE- Arrestohet autori i dytë i grabitjes së argjendarisë tek rruga e Dibrës. Klodian Hoxhaj gjatë marrjes në pyetje ka pranuar fajësinë dhe përfshirjen në krim. Pak ditë pasi u arrestua një nga autorët e vjedhjes së argjendarisë tek rruga e Dibrës, sektori i Forcës Operacionale Speciale së Policisë Tiranë ka vënë në pranga dhe autorin e dytë. Shtetasi i ndaluar është Klodian Hoxhaj, 23 vjeç, me banim në Tiranë dhe sipas Policisë ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje.
 
Argjendaria në fjalë, në pronësi të shtetases Olta Sinanaj, u grabit me dhunë më 6 Gusht ku u vodhën 50 mijë euro ar dhe mbeti e plagosur dhe vetë Sinanaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)