Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë, në rrugën ‘Muhamet Deliu’.

Policia bën me dije se mjeti tip Ford ka marrë flakë në pjesën e kroskotit në ecje e sipër ndërsa automjeti është braktisur nga drejtuesja .

Policia bën me dije se nga flakët  janë dëmtuar edhe 3 mjete të tjera, 2 mjete të tipit Benz dhe 1 mjet e tipit Ford.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikësia.

Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com