Tiranë, plagoset në lokal i riu
Fusha, identifikohet autori

Tiranë, plagoset në lokal i riu<br />Fusha, identifikohet autori
TIRANE - Një 27-vjeçar u plagos sot në mbrëmje nga një person rreth 30 vjeç, teksa të dy ishin në ambientet e një lokali.
 
Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”, kur 27-vjeçari Gramoz Fusha është qëlluar 3 herë me thikë në kurriz, nga personi që policia e identifikoi dhe e shpalli në kërkim.
 
Ndërkaq, Fusha u dërgua me urgjencë në ambientet e qendrës së Traumës në Tiranë, por mjekët e këtij spitali thanë për A1 Report se gjendja e tij shëndetësore paraqitet brenda parametrave jetësorë dhe se nuk rrezikon jetën.
 
Ndërkaq, policia po saktëson shkaqet e ngjarjes, ndonëse i plagosuri ka rrëfyer se janë grindur në lokal për motive të dobta.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon