Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë ditën e djeshme pasi janë kapur me armë pa leje të tipit kallashnikovë. Në kuadër të operacionit “Nishtulla 3” policia vuri në pranga në Kamëz Akil Alinë dhe Aldorian Locin, pasi dyshohej se dy të arrestuarit do të kryenin grabitje. Arrestimi i dy të rinjve u bë në afërsi të shkollës “Gjegj Fishta”, ku sipas burimeve të policisë mësohet, se të dy shtetasit janë persona me precedent të mëparshëm penal. Po sipas policisë, këta persona janë akuzuar dhe dënuar edhe më parë për vjedhje dje armëmbajtje pa jele. Ndërkohë, policia e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe personin e tretë që ndodhej bashkë me dy të arrestuarit.