TIRANE - Tre të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi akuzohen se kanë kryer rreth 20 vjedhje të pompave të ujit dhe të sahatëve elektrikë në zonat të ndryshme të kryeqytetit.
Komisariati i policisë numër 4 në Tiranë ka arrestuar dje në flagrancë shtetasit Miklovan Kujtim Demiri 18 vjeç, Sh. Likaj 17 vjeç, Marjo Ibrahim Doda 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas një hetimi të gjatë është dokumentuar implikimi i 3 të arrestuarve në 20 vjedhje të pompave të ujit dhe të sahatëve elektrikë në zonat të ndryshme të Tiranës.
Policia sqaron se kapja e autorëve u krye në flagrancë në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku 3 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi pompash uji në dyqanin në pronësi të një shtetasi në rrugën “Mine Peza”.
Aktualisht strukturat e policisë së komisariatit të policisë Nr. 4 në Tiranë po vijojnë hetimet në drejtim të dokumentimit të vjedhjeve të tjera, të realizuara nga ky grup kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes, e realizuar në bashkëpunim parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com