Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë vjedhur energjinë elektrike.
 
Policia bën me dije se në pranga ranë 31 vjecari me inicialet Y.K dhe K.T.

Arrestimi i tyre u bë pasi në banesën e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike .
 
Në një njoftim të uniformave blu thuhet :

“Më datë 10.07.2017,shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale të” Vjedhjes së Energjisë elektrike ” shtetasit: – K. T. dhe Y. K., 31vjeç, banues në Tiranë”.“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në banesë janë konstatuar ngapunonjësit e OSHEE lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.Vazhdon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprave penale”, vijon më tej njoftimi i Policisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com