Tirana bosh, asnjë lëvizje makine dhe qytetarësh në rrugë (VIDEO)

Kryeqyteti ditën e sotme ashtu sipas urdhrit të kryeministrit Rama, pas orës 13:00 nuk ka pasur asnjë lëvizje të qytetarëve dhe makinave në rrugë. Në çdo cep të qytetit janë vendosur postblloqe të policë dhe forcat ushtarake që monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme rrugë dhe zonat, për të mos lejuar daljen e qytetarëve nga banesat e tyre.

Nga zonat e Pallatit me Shigjeta, gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri raporton se asnjë lëvizje nuk në rrugë. Në këtë zonë është vendosur një postbllok, që deri në këto çaste ka lejuar të kalojë vetëm ambulanca dhe mjetet e ushtrisë e policisë, ndërsa asnjë mjet tjetër nuk është parë në rrugë.

Mjetet e tjera private që numërohen me gishtat e dorës dhe që janë të pajisura me dokumentacion përkatës , pasi janë kontrolluar nga policia janë lejuar të kalojnë.

Duket se urdhri i kryeministrit se pas orës 13:00 nuk do të ketë më asnjë dyqan hapur, përfshirë dhe marketet dhe farmacitë dhe as një qytetar nuk mund të dalë në rrugë, po zbatohet.

Report TV ka vëzhguar situatën në teren dhe ato mjete që janë lejuar të kalojnë ajën vetëm ato të certifikuara dhe akredituara, ku pas kontrollit të dokumenteve nga policia lejohen të vazhdoj në rrugën e tyre.

Kjo pamje e pasdites është krejt e kundërta me ato të paradites ku dyndjet e njerëzve ishin masive, në grupe dhe pas asnjë lloj mase të marrë, ku dhe ruajtja e distancës mes tyre nuk respektohej.

Gjithashtu në rrugë gjatë gjithë ditës makinat e ushtrisë vijojnë thirrjet me megafon që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.


Lajmi kryesor:

E gjithë Shqipëria brenda, asnjë qytetar dhe makinë në rrugë! Report Tv pamje me dron nga Tirana si kurrë më parë! (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë