Ndotja e ajrit në vendin tonë vijon të jetë tej normave të Bashkimit Europian. Edhe pse me përmirësim në vitet e fundit, problem mbeten Tiranë dhe Elbasani që kanë dy qytetet me ndotjen më të lartë në vend.

Gjatë një interviste për Report TV, Laureta Dibra, Përgjegjëse e Sektorit të Ajrit, në Ministrinë e Mjedisit shprehet se shkak kryesor i kësaj ndotje është infrastruktura. 
 
Për përmirësimin e  cilësisë së ajrit në qytetet kryesore është ndërmarrë edhe një plan kombëtar. Për këtë plan dhe uljen e normave të ndotjes nga buxheti i shtetit janë  parashikuar 318 milionë euro, nga ku 160 milion euro do të shkojnë në sektorin e transportit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com