Tirana i dërgon Zagrebit provat
për pafajësinë e Ismail Morinës

Tirana i dërgon Zagrebit provat<br />për pafajësinë e Ismail Morinës
Institucionet shqiptare nga qeveria, te ministritë dhe Federata e Futbollit vijojnë angazhimin për lirimin e Ismail Morinës nga burgu në Kroaci.
 
Në kuadër të përpjekjeve institucionale për të mos lejuar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore.
 
FSHF i ka vënë në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë praktikën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, për të cilën Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lozanë, ka vendosur mbi incidentet e lidhura me sigurinë, apo më saktë mungesës së sajë në Beograd.
 
FSHF: ‘Droni’ u gjykua nga  CAS, shkelje administrative, jo penale
Nga argumentet e këtij vendimi, FSHF shkruan se rezulton se incidenti i dronit, përbën një “gjë të gjykuar” nga drejtësia sportive, kjo pasi CAS e ka klasifikuar si një shkelje e natyrës administrative dhe jo penale.
 
Shqipëria fitoi tre pikët në tavolinë, gjykata sportive ka përmendur koret raciste si dhe dhunën e paprecedentë fizike që tifozët dhe personeli i stadiumit kanë ushtruar ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare.
 
Përsa i përket dronit me simbole nacionaliste, Arbitrazhi bëri përgjegjëse FSHF dhe la në fuqi gjobën 100 mijë euro, ndërsa Serbisë iu hoqën tre pikë dhe u dënua me tre ndeshje pa tifozë, plus 100 mije euro gjobe.

Pikërisht kjo është prova që kapet FSHF duke e cilësuar si një shkelje administrative të konstatuar nga CAS ‘dronin’ për të cilin ka një gjobë 100 mijë euro dhe gjithçka e cilëson të mbyllur. 

Vendimi i CAS dhe videon e dhunës do të jenë pjesë e dosjes që ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi do t’i dërgojë homologut kroat për të bindur qeverinë në Zagreb që të mos e lejojë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë.
 
FSHF: Nëse ekstradohet në Serbi, jeta e Morinës në rrezik
FSHF ka informuar gjithashtu ministrinë se mbetet në kontakt me përfaqësuesin ligjor të Morinës në Dubrovnik duke lehtësuar materiale që mund të nevojiten për procesin eventualisht.
 
Përfaqësuesi ligjor na ka njohur përveç se me materialet e mbrojtjes, edhe me faktin se Morina ka aplikuar për azil në Kroaci, një procedurë kjo që drejtohet nga Ministria e Brendshme e vendit Dalmat.
 
Një përfaqësues i Federatës e ka takuar “Ballistin” në ambientet e paraburgimit në Dubrovnik, ku ndonëse gëzonte shëndet të mirë dhe i garantoheshin të drejtat themelore nga autoritetet kroate, nuk mund të fshihej shqetësimi i tij për një ekstradim të mundshëm në Serbi ku shëndeti dhe jeta e tij do të ishin në rrezik.
 
Me besimin se këto informacione do t`i shërbejnë sadopak autoriteteve për zgjidhjen me sukses të çështjes, FSHF mbetet në dispozicion për cdo kontribut dhe bashkëpunim
” thotë FSHF në deklaratën e saj për mediat. 

Rrugët për të bllokuar ekstradimin në Serbi
Ismail Morina u ndalua afro 2 muaj më parë në Kroaci, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali.
 
Gjatë verifikimit nga organet e shtetit malazez u evidentua se Serbia kishte lëshuar një urdhër arresti për Morinën, pasi akuzohet për nxitje të urrejtjes mes dy vendeve me ngritjen e flamurit me Shqipërinë e Madhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë para 3 viteve në Beograd.
 
Gjykata e Dubrovnikut dha ‘dritën jeshile’ për ekstradimin e Ballistit në Serbi, por avokati e apeloi cështjen e cila tashmë ndodhet në Gjykatën e Lartë në pritje të vendimit, por Ismail Morina ka kërkuar azil politik, pasi i frikësohet gjykimit në Beograd.
 
Për vendimin e Gjykatës së Lartë duhet të presim, por nëse konfirmon vendimin e Shkallës së Parë, sërish ka shpresë për të bllokuar ekstradimin, pasi fjalën e fundit do ta thotë ministri i Drejtësisë së Kroacisë.
 
Ndërsa qeveria shqiptare dhe FSHF vijojnë lobimin e fuqishëm për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, teksa Rama pak ditë më parë takoi edhe homologun kroat. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite