/ATSH/Për të tretin vit me radhë, Tirana ka ftuar autorët e Ballkanit në rezidencën letrare "Tirana in Between". Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë ka shpallur sot emrat e gjashtë autorëve që do të qëndrojnë në rezidencë 1 mujore në Tiranë. Dasa DRNDIC - KROACI ,Theodora DIMOVA - BULLGARI, Risto LAZAROV - MAQEDONI, Dragana TRIPKOVIC - Mal I ZI dhe Dan COMAN - RUMANI janë zgjedhur nga Poeteka pas aplikimeve.
Gjashtë autorë i bashkohen për një muaj jetës së kryeqytetit për të ndarë me artistët shqiptarë përvojat, projektet letrare, mendimet, ndjeshmëritë, intimitetin, për të bashkëpunuar në pasurimin e skenës kulturore, për ta pranuar "TJETRIN" që jeton pranë nesh dhe që deri më sot ka qenë i panjohur, huaj, i largët.
/Shqiptarja.com