TIRANË, 9 Mars / ATSH / - Tirana vërtetë tashmë është bërë një qytet tepër i zgjeruar me një popullsi të dendur e të mbingjeshur ku hapësirat publike dhe ato të gjelbra janë zvogëluar gati në zhdukje.
Duke parë rrugët e dëmtuara në të katër anët,makina që qarkullojnë pa një sistem rregullues,hedhjen pa vend të mbeturinave dhe pllakat e shqyera të trotuareve, bëjnë që jeta qytetare të jetë e vështirë dhe stresante.
Shumë nga këto probleme lidhen me menaxhimin e dobët nga ana e Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë.
Qytetarët ankohen për rrugët e bllokuara nga ndërtimet, për zhdukjen e shesheve çlodhëse si dhe për ajrin e pisët që thithin nga mos disiplinimi i automjeteve që futen dhe lëvizin në Tiranë.
Në qoftëse do ta shikonim Tiranën nga lart me syrin e një zogu, do të na ofrohej një pamje kaotike dhe e mjegulluar nga smogu. Kjo është shtëpia ku ne kemi zgjedhur të jetojmë./a.g/










