Konferenca e dytë e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor bëri bashkë në Tiranë më shumë se 600 investitorë, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve financiare vendas e të huaj.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor thotë Komisioni Evropian janë e ardhmja e etapës së re të ekonomisë së evropiane, ndaj iu bëhet thirrje investitorëve për më shumë prezencë në këtë rajon.
“Ne duam paratë tuaja. Duam që paratë tuaj të punojnë këtu në Shqipëri. Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani dhe kjo është shumë e vërtetë. Është vendi ku do të ketë do të ndërtohet rritja tjetër ekonomike evropiane. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë një fabrikë industriale të përbashkëta në të gjithë rajon evropian”, tha Kerstin Jorna, Drejtore e Përgjithshme e DG GROW në Komisionin Evropian.
Duke përdorur shpesh shprehje në shqip, drejtuesja e politikave për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen në Komisionin e Evropian tha se është koha për rritje të standardeve në çdo sektor.
“Integrimi i gradual është ajo avash-avash e kthyer në politika, por jo dhe shumë avash. Do të thotë që do të bëhet hap pas hapi, standard pas standardi, sektor pas sektori dhe të gjitha këto do të sjellin benefitet e tyre në të ardhmen”, tha Jorna.
Ndërsa ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj që hapi këtë konferencë e vuri theksin tek rritja e investimeve në sektorë që nxisin produktivitetin dhe zhvillimin teknologjik.
“Vëmendja jonë tashmë qëndron mbi përbërjen e rritjes dhe cilësinë e investimeve që po tërheqim. Faza e zhvillimit të Shqipërisë do të formësohet nga kapacitet e produktivitetit që ngremë, teknologjitë e përthithura dhe baza e njohurive që mbajmë dhe ruajmë brenda ekonomisë. Ne duam që investimet e direkte të lënë një gjurmë të gjatë në gjithë këtë shndërrim teknologjie”, tha Ibrahimaj.
Gjatë dy ditëve të kësaj konference diskutimet mes bizneseve dhe ligjvënësve, do të përqendrohen te mobilizimi i investimeve, financimi i sipërmarrjeve inovative, infrastruktura digjitale dhe potenciali i sektorit të shërbimeve si një motor i ri i rritjes ekonomike.

Nga Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, Kerstin Jorna, drejtoresha e përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme në Komisionin Europian, u bëri thirrje bizneseve të investojnë në rajon.
“Ne duam që paratë tuaja të punojnë këtu, në Shqipëri. Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani”, u shpreh Jorna.
Jorna është juriste gjermane dhe punon në institucionet europiane që prej vitit 1990. Ajo mban detyrën aktuale që prej prillit të vitit 2020, ndërsa më parë ka qenë zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare në Komisionin Europian.
Zyrtarja e KE-së e cilësoi zgjerimin e BE-së si një zgjedhje strategjike në interes të vendeve anëtare dhe atyre që synojnë anëtarësimin. Ajo theksoi se ekonomia e BE-së është rritur me 27% që prej zgjerimit të vitit 2004, ndërsa vendet që janë anëtarësuar që nga viti 2000 janë bërë rreth një të tretën më të pasura krahasuar me periudhën përpara anëtarësimit.
“Bashkimi Evropian është partneri juaj tregtar, investitori juaj dhe asistenti juaj financiar”, deklaroi Jorna.
Sipas saj, tregtia e BE-së me Ballkanin Perëndimor është rritur me 5% në vitin 2025, ndërsa investimet e drejtpërdrejta europiane në rajon kanë arritur në rreth 40 miliardë euro deri në vitin 2024.
“Qeveritë bëjnë reforma, por jeni ju, bizneset, që i ktheni këto reforma në vende pune dhe në mundësi konkrete”, u shpreh ajo.
Duke përdorur shprehjen shqipe “avash-avash”, Jorna tha se integrimi gradual në tregun europian nuk nënkupton ecje të ngadaltë, por përparim të qëndrueshëm, hap pas hapi dhe sektor pas sektori.
Ajo bëri të ditur se Komisioni Europian po punon për krijimin e lehtësirave tregtare, në mënyrë që kompanitë e rajonit të mund të eksportojnë mallra drejt BE-së pa kontrolle të përsëritura, pasi produktet e tyre të jenë testuar dhe certifikuar sipas standardeve europiane.
“Le të ndërtojmë së bashku këtë fabrikë të përbashkët industriale”, u shpreh ajo, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së bizneseve të Ballkanit Perëndimor në zinxhirët europianë të furnizimit.
“Kufijtë nuk janë aty ku mbaron Evropa, por aty ku rritet Evropa”, tha në mbyllje Jorna.

Nga Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, themeluesi dhe kryetari i Berlin Global Dialogue, Lars-Hendrik Roller, vlerësoi ecurinë ekonomike të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka një rritje ekonomike prej 4% dhe ulje të borxhit publik.
“Njerëzit mund të thonë që Shqipëria e ka të nevojshme ta bëjë këtë gjë për ta bindur tregun. Është e vërtetë, por deficitin e keni mirë. Situata makroekonomike në Shqipëri, me të gjitha problemet e saj, paraqitet mjaft mirë. Problemi është se sa i qëndrueshëm do të jetë ky pozicion”, tha ai.
Roller ka qenë kryekëshilltar ekonomik i ish-kancelares gjermane Angela Merkel nga korriku i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2021. Ai theksoi se Shqipëria duhet të adresojë ende sfidat që lidhen me klimën e biznesit dhe shtetin e së drejtës për anëtarësimin në BE.
“Ju jeni vend i vogël por jeni rritur shpejt. Shqipëria ka shumë për të ofruar përtej të gjitha problemeve të saj, keni shumë mundësi investimi”, tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, propozoi nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor një projekt rajonal për investime plotësuese në Ballkanin Perëndimor, me vlerësim teknik nga Komisioni Europian.
Nisma synon të krijojë sinergji mes burimeve natyrore, energjisë së pastër, kapaciteteve kërkimore dhe atyre prodhuese të rajonit, duke i lidhur me nevojat strategjike të industrisë evropiane. Si një fushë me potencial të veçantë u evidentuan lëndët e para kritike dhe përpunimi i tyre i qëndrueshëm.
“Faza e ardhshme e zhvillimit të Shqipërisë do të formësohet nga kapacitetet prodhuese që ndërtojmë, teknologjitë që përvetësojmë dhe njohuritë që arrijmë të ruajmë e zhvillojmë brenda ekonomisë sonë. Ne duam që investimet e huaja të lënë një gjurmë afatgjatë në ekonomi, përmes transferimit të teknologjisë, zhvillimit të furnitorëve vendas, rritjes së produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës që kërkojnë aftësi të specializuara.
Strategjia jonë për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve, me një horizont deri në vitin 2030, përcakton kuadrin për realizimin e këtij objektivi. Ne po avancojmë reformat rregullatore, po përmirësojmë eficiencën administrative dhe po forcojmë sigurinë juridike, ndërkohë që po përgatisim bizneset shqiptare për të operuar brenda hapësirës ekonomike evropiane.
Por linjëzimi rregullator duhet të përkthehet edhe në integrim industrial. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria propozon që, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, të shqyrtojmë mundësinë e zhvillimit të një Projekti të Rëndësishëm me Interes të Përbashkët Evropian (IPCEI), ku të përfshihet edhe Ballkani Perëndimor. Objektivi është të bashkojmë investime plotësuese në të gjithë rajonin, duke lidhur burimet tona natyrore, energjinë e pastër, kapacitetet kërkimore dhe ato prodhuese me nevojat strategjike të industrisë evropiane. Ne propozojmë nisjen e një vlerësimi të përbashkët teknik me Komisionin Evropian, shtetet anëtare të interesuara, kompanitë evropiane dhe partnerët tanë rajonalë, me synimin për të identifikuar projekte konkrete investimi ndërkufitare, me qëndrueshmëri tregtare. Të marra veçmas, ekonomitë tona janë relativisht të vogla. Por, si një rajon i ndërlidhur, Ballkani Perëndimor përfaqëson një mundësi krejt tjetër për investitorët”, tha Ibrahimaj.

Tirana pret sot Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e konferencës dhe shkruan se do të bëhen bashkë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni.
"MIRËMËNGJES dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
-
Pa nje mbeshtetje reale 3-4 miliard € nga BE per Shqipërine si “grant mireseardhje” mendoj qe BE po tallet me shqiperine ! Nese hedh fond atehere besohet se 2027-a eshte vit investimesh!
Përgjigju









Komente
Komento