Urbanët pjesërisht në punë të hënën! Mazniku në Report Tv: Nëse nuk rifillojnë gjoba dhe u hiqet licenca! Pagën e dytë do ta marrin

Kompanitë e urbanëve në Tiranë që nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë do të gjobiten dhe do u hiqet licenca. N/kryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se kompanitë që nuk do të ofrojnë shërbimin për qytetarët në bazë të kontratës do të penalizohen.

"Transporti duhet të fillojë të hënën, kompanitë që nuk do të fillojnë do të penalizohen në përputhje me ligjin. Nëse dikush nuk ofron shërbimin fillon me gjoba dhe me pas me heqjen e licencave" tha ai. Burime për Report Tv pohuan se një pjesë e kompanive të transportit ditën e hënë do të rifillojnë punën, ndërsa ata që refuzojnë sërish i pret gjoba dhe më pas heqja e licencës.

Mazniku qetësoi punonjësit e transportit që sot protestuan përpara Ministrisë së Financave për pagën e dytë, teksa i siguroi se do ta marrin. "Ajo është një proces që do ta marrin, është pjesë e një procedure administrative, nuk është problem vendimmarrje, është problem që do të ndodhë në vijmësi".

Gjatë fjalës së tij, referuar ankesave të kompanive të transportit, Mazniku theksoi se secili duhet të bëjë pjesën e tij dhe se bashkia e ka bërë duke u hequr taksat dhe tarifat, ndërsa kompanitë të mos mendojnë të kenë të njëjtin fitim sikur të mos kishte ndodhur pandemia. 

"Ka qenë një bisedë e gjatë me kompanitë, ministrinë e shëndetësisë dhe ISHP si do të bëhej rihapja. Tani ka një vendim për rihapjen prej një jave, por si rrjedhojë e protokollit kompanitë kanë shprehur rezerva, pasi pretendojnë se me aq pak njerëz nuk u funksionon koncepti, ka një diskutim që jemi gati ta vazhdojmë, por shërbimi i qytetarëve nuk duhet të ndalohet. Kjo është një situatë tejet e vështirë. Numrat janë rritur, që do të thotë se kërkesat, kanë qenë se secili të shtojë masat. Autobusët janë një vend i mbyllur dhe kanë rrezik.

Sipas protokollit nuk duhet të ketë ajër të kondicionuar, por me temperaturat është shumë e vështirë. Në një situatë të tillë secili nga palët duhet të bëjë pjesën e vet, ne kemi bërë disa hapa, ku është marrë një vendim i këshillit, një pjesë e taksave për shërbimin janë hequr, nuk është gjë e thjeshtë.

Dhe me kërkesën tonë, të gjithë njerëzit që ishin pjesë e shërbimit të transportit publik, shoferë, faturino u përfshinë të paga e luftës. Por kërkohet që kompanitë të bëjnë pjesën e tyre dhe unk do të presin të dalin sikur kriza të mos ekzistonte" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 03/07/2020 14:08

    Shko mor zhuls se nuk u ngopet me lek. Mjekercjap i palare. Kur tju keni plotesuar kushtet, rrogat dhe standartet qytetarve ahere dilni edhe vini gjoba. Udhetojne ne linjat urbane si lopa mbi bajge, shtypur e ngjeshur edhe cmimet katastrofe. Jam me protestuesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje