Tirana, qyteti miqësor me sportin, Federata Europiane e Atletikës çmim per Veliajn

Tirana, qyteti miqësor me sportin, Federata Europiane e Atletikës çmim per Veliajn

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Pak javë më parë prestigjiozja britanike “The Guardian” e konsideronte Tiranën si një nga qytetet më miqësore me fëmijët. Vlerësim ky i bazuar te investimet dhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të shtuar infrastrukturën në shërbim të tyre, përfshi këndet rekreative, si mënyra më e mirë për t'u argëtuar, por edhe për t'u rritur të shëndetshëm duke u marrë me aktivitet fizik dhe sportiv.

Sot ka ardhur një tjetër vlerësim, por kësaj here nga një institucion i specializuar si Federata Europiane e Atletikës, e cila e konsideron Tiranën një qytet miqësor me ata që merren me sport. 

Vlerësimi është bërë nga presidenti i atletikës europiane, Svein Arne Hansen, i cili është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë këtij takimi ai përshëndeti zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Tiranë në drejtim të zhvillimit të sportit dhe nismave që nxisin fëmijët për t'u angazhuar në aktivitete sportive.

Në shenjë mirënjohjeje ai i dorëzoi kryebashkiakut Veliaj dhe një çmim për gjithçka ka bërë për sportin, atletikën në veçanti, përfshirjes së fëmijëve në aktivitete fizike dhe sportive, si dhe programin e hapjes së palestrave të shkollave për komunitetin.

Në tre vitet e fundit në Tiranë janë krijuar një sërë këndesh rekreative dhe lojërash për fëmijë, ndërsa është drejt fundit ndërtimi i pistës së vrapimit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. 

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë edhe projektin e hapjes së 62 palestrave të shkollave në Tiranë për të gjithë ata që duan të angazhohen në sport. Vizioni i këtij projekti është  gjallërimi i jetës sportive në  përgjithësi dhe asaj të futbollit në veçanti në shkollat e qytetit të Tiranës.

Ky projekt ka si objektiva kryesore:
Nxitjen dhe inkurajimin e sportistëve të rinj pranë shkollave të mesme;

Gjallërimin e jetës sportive, nëpërmjet zhvillimit të sportit;

Zhvillimin e edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;

Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;

Krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve sportive rinore në të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)