/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Tirana ka rinisur përgatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin në kuadër të javë së dytë të fazës së fundit të kategorisë superiore.
Me bardheblutë janë rikthyer kapiteni Ervin Bulku dhe Debatik Curri, lojtarë të cilët ishin të grumbulluar me kombëtaren.
Mungesa e vetme sot ka qënë ajo e maqedonasit Ristevski që pritet të rikthehet nga përfaqësuesja e vendit të tij. Morina është bashkuar me grupin, ndërkohë që Elis Bakaj vijon stërvitjen individuale dhe terapinë për t'u riaftësuar. Nesër bardheblutë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në "Skënder Halili".
Elis Bakaj, Sulmuesi bardheblu duke kryer stervitje te veçante
Lajme të mira për Bakajn
Elis Bakaj po përfundon ditët riaftësuese. Gjuri i dëmtuar në ndeshjen me Skënderbeun e ka lënë sulmuesin jashtë fushës për një muaj. Brenda 10 ditëve të ardhshme ai do të jetë gati për tu rikthyer në fushë me skuadrën.
Përgjatë kësaj periudhe, Bakaj nuk e ka ndërprerë stërvitjen individuale, sipas një programi special të bërë gati nga mjekët e skuadrës për një dëmtim të tillë.
Palestër, vrapime individuale dhe terapi intensive. Bakaj i ka rrëfyer kolegëve të tij tek Tirana se pret mepadurim të rikthehet në fushë për të ndihmuar bardheblutë në realizimin e objektivave sezonalë.
/Shqiptarja.com