TIRANË, 21 Maj /ATSH- I. Vata/-Kandidati për kryetar bashkie për Tiranën i "Aleancës për Shqipërinë Europiane", Erion Veliaj, prezantoi sot projektin turistik për Tiranën duke renditur një sërë pikash për një Tiranë turistike.
"Ne kemi një plan, një projekt, për ta bërë kryeqytetin një vend turistik të vizitueshëm nga vendas dhe të huaj", tha kandidati për kryetar bashkie, Veliaj, duke prezantuar skaletën e projektit ku dhe u shpreh se "Do të kemi në radhë të parë një guidë të plotë turistike falas për çdo turist, vendas dhe të huaj, si dhe një faqe interrneti për Tiranën, ku secili të mund të orientohet për të vizituar kryeqytetin, të kemi një bashki dixhitale për turizmin në Tiranë, një orientim e renditjen e pikave audio, si dhe ku të ketë një hotel ndërkombëtar, madje dhe pika strategjike për udhëtimin apo linjat e dedikuara kryesisht në zona të thella".
Një pikë e fortë e kandidatit Veliaj ishte dhe nxitja e agro-turizmit, pasi Tirana, sipas tij "rrethohet nga ferma të vlefshme, po ashtu ka edhe zonat pedonale per evidentimin kulturor e artistik të nivelit ndërkombetar si dhe orientimin e indistrisë turistike". /a.ke/










