Një park publik edukativ shumë shpejt do t’i shtohet kryeqytetit, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, si dhe rregullat e qarkullimit.
Ky park do të bëhet e mundur në sajë të një projekti inovativ të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Kryeministri Edi Rama, theksoi sot se “projekti inovativ i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, do ta bëjë Tiranën vendin e parë në rajon me një park edukativ për lëvizjen në rrugë, ku fëmijët do të argëtohen duke mësuar shenjat e rregullat e qarkullimit”.
“DPTRRSH është institucioni ku ndryshimi i përditshëm lehtëson hap pas hapi, marrëdhëniet deri dje rraskapitëse të drejtuesve të automjeteve me shtetin, ul kostot e rrit transparencën për qytetarët, si edhe projekton të ardhmen me ide të reja e projekte inovative”, tha Rama.
Në këtë park fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues.
Ora 12:28
Tirana, vendi i parë në rajon me park edukativ për fëmijët (FOTO)
Sondazhi i ditës:
“Pol i tretë?!” A duhet që 20 partitë e reja të bashkohen kundër PS, PD, LSI?
-
PO
57.1%
-
JO
30.5%
-
NUK E DI
12.4%
Vota total: 574
Lajme të tjera
-
Gjimnasti, kampioni i Europës, i bashkohet klubit të Tiranës, Veliaj: Shans historik për të ringjallur gjimnastikën
12 Janar, 16:10
-
FOTOT/ Drejt përfundimit sheshi i ri në Laprakë, Bashkia ndërton fusha sportive dhe kënde lojërash
8 Janar, 13:02
-
Çifti i aktorëve mbjellin ullinj te Liqeni, Veliaj: Mundësia ideale për të lënë gjurmë në qytet (VIDEO)
4 Janar, 13:49
-
FOTOT/ 'Zbardhet' Dajti në Tiranë, bora e parë këtë dimër vjen në kryeqytet në ditën e parë të vitit
1 Janar, 09:42
-
FOTO/ Trafiku i rënduar ‘dhuratë’ për qytetarët e Tiranës...kryeqytetasit nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit
31 Dhjetor 2020, 16:25
-
Veliaj në familjen nga Baldushku që natën e ndërrimit të viteve e pret në shtëpinë e re: 2021, viti i ringritjes (VIDEO)
31 Dhjetor 2020, 12:22