Dy fëmijë të moshave 4 dhe 2 vjeç, të cilët frekuentonin një çerdhe dhe një kopësht në kryeqytet janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi janë dëmtuar. Këto dy raste u evidentuan vetëm pak ditë pasi një rast dhune u denoncua në kopshtin privat "Stinët", në Tiranë ku një 3-vjeçare theu këmbën.
Mësohet se dy rastet e dëmtimit të fëmijëve kanë ndodhur në një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani" dhe në një kopësht në rrugën "Peti".
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në rastin e parë, fëmijën e ka dërguar në kopsht gjyshja dhe po ajo e ka marrë. Nga pamjet e kamerave që janë sekuestruar, ka rezultuar se pasi gjyshja ka marrë fëmijën, e ka tërhequr nga krahun keq.
Kjo duket edhe në pamje. Madje vetë ajo e ka pranuar dhe prindërit nuk kanë pretendime për dhunë ndaj të miturit.
“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën "Dalip Zavalani". Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.”-njofton policia.
Ndërsa në rastin tjetër në kopshtin në rrugën "Peti", nga njoftimet paraprake thuhet se fëmija është dëmtuar duke luajtura me një bashkëmoshatar.
“Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtur me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën "Peti"-njofton policia.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.1%
-
Jo
84%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në lokalin afër SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e grupit shqiptaro - gjerman që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani! Vlera 3.3 mln euro
3 Korrik, 19:08
-
Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal 100 metër afër SPAK, Islam Sefa! Ja pamjet kur agjentët e BKH-së i vënë prangat
3 Korrik, 11:13
-
Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhe publike në TKOB e ceremoni familjare varrimi! Edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut nderuan kolosin e letërsisë shqipe
3 Korrik, 07:20
-
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori! Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit (EMRI)
2 Korrik, 20:43
-
Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze
2 Korrik, 18:00
-
Tiranë /Falsifikonte stampa dhe formularë, në pranga një person (EMRI)
2 Korrik, 13:31
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët dhe zbulon shkakun: Xhelozia për një vajzë
2 Korrik, 11:36
-
Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim
1 Korrik, 15:22
-
Kapet në Spanjë 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Apeli i Tiranës e kishte dënuar me 4 vite burg (EMRI)
1 Korrik, 15:00
-
VIDEO/ Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, dëme materiale
1 Korrik, 07:10
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve
30 Qershor, 20:45
-
Qytetarët në radhë të zemëruar në Spitalet Publike, të moshuarit për Report Tv: Të gjitha shërbimet në privat
30 Qershor, 18:56