TIRANE - Një vajzë 22-vjeçare ka bërë një kallëzim në Komisariatin Nr.4 në Tiranë me pretendimin se është përdhunuar nga dy persona. Sipas 22-vjeçares E.Q , ajo është marrë në një makinë BMW dhe më pas 2 djem e kanë çuar në një banesë, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Sipas kallëzimit të bërë në Komisariatin Nr.4 ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslim Keta” në kryeqytet dhe më pas E.Q është çuar në një banesë private nga dy personat.
Sipas burimeve të Report TV ajo është marrë me forcë në makinë dhe menjëherë i janë lidhur sytë dhe duart nga një person i cili qëndronte në sediljen e pasme të makinës.
Sipas vajzës për shkak se kishte të lidhur sytë, ajo nuk mundi ta shikojë rrugën. Në kallëzimin e saj E.Q thotë se makina ka ecur vetëm pak minuta dhe menjëherë ka ndaluar në një banesë.
Në këtë vend sipas saj ajo është përdhunuar nga të dy personat dhe më pas e kanë larguar nga aty, duke i mbajtur sytë të lidhur.
Gjatë kohës që është larguar me makinë nga banesa, ajo thotë se është kërcënuar nga të dy personat që të mos tregojë, në të kundërt ata do të hakmerreshin.
Sipas 22 vjeçares ngjarja ka ndodhur ditën e premte, ndërkohë që ajo ka bërë kallëzimin të shtunën.
22-vjeçarja ka deklaruar para policëve se me të dy këta persona mund të jetë njohur në rrjetit social “Facebook”.
Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për të parë nëse kallëzimi i 22-vjeçares është i vërtetë dhe për këtë policia po punon për identifikimin e autorëve.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO