TIRANË- Një 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e 23 nëntorit në zonën e Institutit në Tiranë. 40-vjeçari Mariglen Jata është paraqitur në spital rreth orës 22:20 të mbrëmjes, pasi plumbi e ka kapur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ramadan Citaku", ndërsa 40-vjeçari është në spital nën kujdesin e mjekëve.
"Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut. Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njoftoi Policia.
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, Fatmir Frroku, 36-vjeç. Autori ka qenë mik i Jatës, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ka qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur. Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.
Komente










