Djali i viktimës Ismet Habili, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, pak minuta më parë, ka mbërritur i tronditur në vendngjarje.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, dëgjohen britmat e 18-vjeçarit që kërkon të atin.

“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, thërret ai duke shtyrë të tjerët që përpiqen ta qetësojnë.


Lajmi kryesor:

Vdes nga arma e zjarrit 46-vjeçari në Tiranë, banorët: S’dëgjuam të shtëna, menduam se ishte aksident! I biri në lot: Ku e kam plakun? (EMRI+VIDEO)