Tirane - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për Kastriot Palushin, për të cilin Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin në flagrancë, në vijim të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, përjashtimi i nënkomisar Kastriot Palushi, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, kërkoi nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, kryerjen e një hetimi të thelluar disiplinor, jo vetëm për punonjësin e policisë, por për të gjithë sistemin drejtues të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë.
“Duhet të evidentohet shumë qartë, me një punë të shpejtë dhe profesionale, e gjithë përgjegjësia e linjës drejtuese për sa i përket rastit konkret, duke marrë masat përkatëse. Drejtuesit e strukturave ngarkohen me përgjegjësi direkte për veprimet e tyre dhe të vartësve, ndaj kërkoj një verifikim të plotë të rastit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi bashkëpunimin me AMP-në e Prokurorinë dhe shprehu angazhimin maksimal për thellimin e tij.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin, detaje si ra në kurth oficeri i krimeve i komisariatit nr 4
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 8212
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Iku pa paguar në tabakino dhe u fsheh në shtëpinë e komshiut, kapet vetëm më të brendshme hajduti në Tiranë! Bëri rezistencë ndaj efektivëve
28 Qershor, 12:02
-
Hapi portal për shantazh e gjobvënie, vetëdorëzohet në polici ish-shefi i AMP-së Kushtrim Selimi! Momenti kur shkon në policinë e Tiranës
28 Qershor, 08:51
-
FOTO/ Veliaj në Davos, vlerësohet për transformimin e Tiranës: Shembull i ndryshimit me guxim dhe kreativitet
27 Qershor, 13:55
-
Grabitje me armë në Valias, zbardhet dëshmia e punonjësit të argjendarisë: Më vodhën varsen e floririt 8 mln lekë të vjetra! Grabitësi e porositi online, isha me shokun polic
27 Qershor, 09:37
-
Sherr me grushte te Liqeni Artificial, arrestohet 46-vjeçari, në kërkim një tjetër! Bënë për spital të riun
27 Qershor, 09:04
-
Pas të nxehtit përvëlues, vendi përfshihet nga reshje shiu! Në Lezhë përmbyten rrugët
27 Qershor, 08:10
-
Tiranë/ Grabitje me armë në Valias, një burrë pretendon se i kanë marrë para dhe sende të tjera
26 Qershor, 18:56
-
VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
26 Qershor, 18:00
-
Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion! Kërkoi 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil
26 Qershor, 17:20
-
Dokumenti/ KOKSH s'njeh vendimet e CAS për parregullsi, Komiteti Olimpik mbledh Asamblenë e Përgjithshme
26 Qershor, 16:24
-
Fermerët e Rrogozhinës bllokojnë rrugën me autokombanja: Tregun e “mbyt” gruri serb, prodhimi vendas me 20 lek/kg. Të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë!
26 Qershor, 16:12
-
'50 mijë lekë për të tërhequr denoncimin' Gjykata e Tiranës lë në burg oficerin e krimeve Kastriot Palushi
26 Qershor, 13:49