U arrestuan me 700 gr kokainë në Tiranë pranë rrugës 5 maji dhe  prokuroria i kërkon gjykatës izolimin e tre të dyshuarve për trafik narkotikësh. Sokol Geci, Eraldo Dodaj dhe Pashk Teska janë tre të rinjtë që të premten do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe akuzën ndaj tyre.

Ndërsa të pyetur dy herë në qelitë e izolimit mësohet se tre të dyshuarit s'kanë pranuar të thonë asnjë fjalë për hetuesit se ku e morën drogën dhe cili ishte destinacioni i saj.