Policia e Tiranës është vënë në alarm pasditen e kësaj të mërkure, për një vendosjen e një sasie lënde eksplovize, poshtë një automjeti te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Kashar.
Ka qenë drejtuesi i mjetit, Elvis Boshi, ai që ka njoftuar sallën operative të Policisë së Tiranës.
Mësohet se Boshi ka parkuar automjetin e tij pranë DPSHTRR dhe në momentin kur ai është rikthyer te automjeti, ka pikasur diçka të dyshimtë poshtë tij.
Menjëherë ai ka njoftuar forcat e policisë, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, bashkë me një njësi antieksploziv. Por gjatë kontrolleve të ushtruara, policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Drejtuesi i mjetit Elvis Boshi është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës për tu marrë në pyetje, lidhur me dyshimet e tij për vendosje eksplozivi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com