Tre persona u arrestuan, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim nga policia e kryeqytetit, me akuzën e vjedhjes dhe përvetësimit të “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

Artan Muça, 41 vjeç, nga Tirana i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua gjatë operacionit të koduar, “Motorri”, pasi nga hetimet e kryera është dokumentuar se ai është autor i vjedhjes së motorëve, në së paku 8 raste në kryeqytet. SIpas policisë vjedhjet kanë ndodhur kryesisht në rrugën e Dibrës, “Siri Kodra” dhe pranë Spitalit “Nënë Tereza”.

Ndërkaq nga hetimet e policisë është zbuluar se motorët e vjedhur, janë gjetur në banesat Bashkim Muçës, 43 vjeç, banues në Manëz dhe të Ardit Kurtit, 20 vjeç, banues në Durrës. Për të njëjtin hetim, policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia.

motorri1
motorri1
motorri1



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com