Emiljano Behaj, 33 vjeç është arrestuar ditën e sotme për vjedhje biçikletash. 

Në momentin e arrestimit Behaj është kapur në flagrancë me një biçikletë të vjedhur.

Policia fton të dëmtuarin të bëj identifikimin e biçikletës së vjedhur për ta marrë atë në ambjentet e komisariatit nr.2. 

Bahaj është kapur në flagrancë në rrugën e Kavajës ndërsa ka tentuar t'i shmanget patrullës e cila e kishte atë në vëzhgim prej 2 javësh si person të dyshuar që vidhte biçikletat e parkuara kryesisht në pallate banimi.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com