Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së dielës, pak para mesnate.
Një 13-vjeçar nga Egjipti ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tiranë dhe ka humbur jetën.
Jusuf Hussin jetonte me familjen e tij prej vitesh në Tiranë. Sipas të afërmve të viktimës, ngjarja ka qenë aksidentale, duke ngritur alibinë se ai po luante i vetëm në ballkon.
Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur në ish-fushën e aviacionit në katin e 9-të në pallatin e njohur si “Karavan”.
13-vjeçari ka qenë duke luajtur me top në ballkon, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga katit i 9-të.
Gjatë momentit të aksidentit, 13-vjeçari ishte i vetëm në ballkon dhe familja e ka kuptuar me vonesë ngjarjen e rëndë.
Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë vonë për 13-vjeçarin, i cili mësohet se ka humbur jetën menjëherë.
Trupi i 13-vjeçarit është tërhequr nga familjarët të cilët dhe mes dhimbjes dhe lotëve po nisen drejt varrezave.
Rrefimi misterioz i shokut: I thanë që do vdiste në 12 të natës
Report TV ka mundur të marrë rrëfimin e njërit nga shokët e 13-vjeçarit egjiptian që humbi jetën. Dëshmia e shokut të tij hedh pikëpyetje nëse vdekja ishte aksidentale, ndërkohe burime për report TV bëjnë me dije se po hetohet edhe kjo pistë hetimi.
Sipas shokut shqiptar të fëmijës egjiptian një njeri te marketi më tha që i kishin thenë Jusufit se ai do të vdistë në 12 të natës. Policia ka nisur një hetim bazuar edhe në rrefimin e deshmitarit tonë.
"Kemi 12 vite që ishim shokë të ngushtë. Në orën 12 të natës degjuam britma. Menduam se ndodhi diçka e keqe. Një njeri te marketi më tha që i kishin thenë Jusufit se ai do të vdistë në 12 të natës", deklaroi shoku i vogëlushit të ndjerë për Report TV.
Ky nuk është rasti i parë që në këtë pallat humbin jetën fëmijët pasi sipas shokut shqiptar të 13-vjeçarit ngjarje të rënda kanë ndodhur dhe më parë.
Dëshmia e 13-vjeçarit mbetet misterioze dhe gazetarët tanë po punojnë për zbardhjen e saj.
"Pallati ku ndodhi ngjarja është i mallkuar pasi dhe më parë aty kanë vdekur 2 fëmijë të tjerë. Një fëmijë ka vdekur në ashensor disa vite më parë
dhe një fëmijë tjetër është hedhur nga ballkoni, deklaroi Matias
#Njoftim nga familjaret ne Fb
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftoheni se ka ndërruar jetë djali i Prof. Ahmed Hussin, Yǿsef 13 vjeç (djali në foto)
Për të gjithë ata që kanë mundësi të marrin pjesë në varrimin e tij, xhenazja do të falet në ambientet e Xhamisë Dine Hoxha, Rruga e Kavajës mbas namazit të ikindisë. Varrimi do të bëhet në Tufinë.
E lusim Zotin që ta meshiroje e ta bëjë prej banorëve të xhenetit Yǿsef e vogël dhe familjareve tu jape durim.
P.s Ju lutem shpërndajeni njoftimin ose njoftoni çdokënd që e dini se njihet me profesorin apo familjarët e tij.

Viktima i cili humbi jeten pasi ra aksidentalisht nga ballkoni

Pallati ku banonte femija i cili ra aksidentalisht nga ballkoni

Shoku i 13-vjeçarit që humbi jetën ndez qirinj në vendin ku ra egjiptiani

Pallati dhe vendi ku ra femija
/Shqiptarja.com

VIDEO