Pritja në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të pavarësisë, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave, të pranishëm 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni

Në Pallatin e Brigadave është mbajtur sot pritja zyrtare në vigjilje të festimeve të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm kanë qenë rreth 150 kryetarë të bashkive që përfaqësojnë 150 delegacione nga i gjithë rajoni. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryebashkiakët e vendit të zgjedhur në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në ceremoni morën pjesë e pritjes së përfaqësuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj. që do të bëhen pjesë e Paradës së Shqiptarëve nesër më 28 Nëntor.

E pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga e cila tha se në nisje të këtij shekulli shqiptarët patën arritjen më të madhe, atë të krijimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Ndërsa, nesër Parada të fillojë në oren 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi "Nënë Tereza", si pika e grumbullimit, per të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Parashikohet që parada të zgjasë disa orë, nga ora 11 deri në orën 14:00 dhe do të parakalojnë disa grupe, më pas vjen ceremonia e ngritjes së flamuri.Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit diku nga ora 10 paradite në Vlorë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Veliaj në pritjen zyrtare në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të Pavarësisë: Sot na bashkon kulti i përbashkët i atdheut, jo feja e shtetësia

 

Në vigjilije të 111-vjetorit të Pavarësisë, kur Tirana ka mbledhur bashkë si asnjë vit më parë, shqiptarë nga anë e kënd botës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, organizoi në nder të tyre një pritje në Pallatin e Brigadave. Në fjalën e tij, Veliaj kujtoi se si me bashkëpunim shqiptarët kudo ndodhen i janë gjendur njëri-tjetrit në ditë të mira, por sidomos në dite të këqija, teksa theksoi se Tirana, sot një qytet modern, ka ndihmuar kudo në komunat shqiptare në lëmin e kulturës dhe lëvrimit të shqipes.

“Këshilli Bashkiak sapo aprovoi financimin e shkollës “Dituria” në Preshevë dhe shkollës “Naim Frashëri” në Bujanovc. Bashkia e Tiranës sapo aprovoi ndërtimin e parkut “Shqipëria” në komunën e Tuzit, si një kontribut i një Tirane, që nuk është më Tirana që shumë veta lanë pas në vitet ‘90, e që më shumë lypte se sa bënte, por që sot është një Tiranë që bën, është një Tiranë që më shumë jep se merr, sepse sot i kemi mundësitë e një qyteti modern që ka edhe zemrën për të bërë mirë dhe për të kontribuuar aty ku janë kryetarët tanë, aty ku flitet gjuha jonë dhe aty ku fëmijët tanë në ato shkolla, tani të reja dhe të bukura, do të mësojnë gjuhën tonë më të bukurën, shqipen,” nënvizoi mes të tjerash kryebashkiaku Veliaj. 

Ai u shpreh krenar për mbrujtjen me fanatizëm të kultit të atdheut te çdo bashkëkombas shqiptar.

“Sot jam vërtet krenar që jemi mbledhur këtu nga çdo cep i nahijes tonë. Ajo që na bashkon sot nuk është as feja, nuk është as adresa, nuk janë as bindjet politike, nuk është as shtetësia. Shumica prej nesh kanë shtetësi të ndryshme, por është kulti i përbashkët i atdheut që secili e ka brenda vetes dhe e merr me vete kudo që shkon, ku mund të jetë një shqiptar i mirë, qoftë në jug të Italisë, qoftë në veri të Amerikës. Ndaj, ky kult i përbashkët i atdheut, qoftë ajo që na frymëzon çdo mëngjes teksa kryejmë punët tona, qoftë ideja për të progresuar vendin tonë që na mban gjallë e qoftë lidhja e përbashkët që kemi mes nesh sot e në jetë të jetëve,” tha mes të tjerash Veliaj.

Ora 20:22
Parada e shqiptarëve në Tiranë, Atifete Jahjaga: Shekullin e 21 e kemi filluar me arritjen më të madhe, krijimin e shtetit të Kosovës

 

Tirana do të presë nesër një paradë të madhe, ku shqiptarë nga e gjithë bota do të parakalojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

E pranishme do jetë dhe ish Presidentja e Kosoves. Atifete Jahjaga, e cila ka vlerësuar kryebshkiakun Erion Veliaj për idetë inovative dhe kreative që sjell çdo vit. Duke folur për arritjet e shqiptarëve, Jahjaga tha se shekulli 21 nisi me arritjen më të madhe të krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. 

“Lali faleminderit shumë për ftesën, është nder dhe kënaqësi që të jem në mesin tuaj për të festuar. Ju vini me ide kreative dhe me diçka shumë inovative që të shënojmë çdo vit diçka më ndryshe dhe diçka më mirë. Shekullin e kaluar e përmbyllëm me arritjen e lirisë, ndërsa shekulin e 21 e kemi filluar me arritjen më të madhe, krijimin e shtetit të Kosovës. Të palëkundur në anën tonë të drejtëm, në anën e perëndimit dhe të drejtë të historisë. Në këtë natë i dashur mik, Lali Eri, dua të uroj secilin që këtë dekadë ta fillojmë duke iu përkushtuar rendit, drejtësisë dhe hapur rrugë përparimit tonë të përbashkët. Urime këtë përvjetor! Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rroftë Kombi ynë”, tha Jahjaga në ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kryetarët e komunave anëtare të UBSHR-së, bashkive të Shqipërisë, komunat Arbëreshe, komuniteti shqiptar në SHBA etj.që do të bëhen pjesë e Paradës së Shqiptarëve nesër në 28 Nëntor.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silvia: 28/11/2023 08:09

    po ik e keshillohu o kryetar, ca jane keto qe thu? Po nje nacion kush e beri shtet ndergjegjia kristiane me fryme europiane e verioreve pasardhsve te Gjergj Kastriotit mbretit te Arberise. Feja musulmane e ka shkatterruar kombin e Arberise sone e ka reduktu ne kete fjalen qe perdór atdheu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille