Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme. Një 33-vjeçar në kushtet e depresionit ka tentuar të hidhet nga ballkoni i katit të tretë të një pallati rreth orës 03:00.
 
Veprimi është pikasur nga babai i tij që ka vrapuar menjëherë drejt djalit për ta ndaluar. Por gjatë përpjekjes për të shpëtuar të riun, të dy së bashku kanë rënë nga ballkoni.
 
Babë e bir kanë përfunduar në tarracën e katit të parë ku fatmirësisht kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht lëndimeve të shumta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com