Ish-deputeti sinjalizon policinë për një ‘shtëpi bari’, kati i parë pronë e kadastrës, mbi të laboratori i drogës! Sekuestrohen 105 rrënjë kanabis, 6 të shoqëruar

Gjurmët e një shtëpie bari në Tiranë, u zbuluan nga ish-deputeti Halit Valteri. Tashmë me detyrë të re në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Valteri shkoi të shohë nga afër një nga magazinat e agjencisë në rrugën Hamdi Pepa” në zonën e Selitës në Tiranë.

Ish-deputeti vuri re se mbi ambientet e magazinës së ASHK-së, në katin e dytë kishte objekte të dyshimta, për të cilat njoftoi me telefonatë ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Agjentët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet u vunë menjëherë në lëvizje dhe pak pas mesnatë ndërhynë. Brenda katit të dytë, i cili është i privatizuar në pronësi të 3 personave, blutë gjetën dhe sekuestruan 105 rrënjë kanabis, të mbjella nëpër vazo, bashkë me pajisjet e nevojshme për rritjen e drogës në ambiente të mbyllura.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona që mund të ndihmojnë hetuesit të zbardhin rrethanat e kultivimit dhe rolet e secilit, ndërsa në vijim priten urdhër-arreste. Po ashtu, policia po verifikon nëse ka pasur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe mundësinë e përfshirjes së punonjësve të OSSHE në shpërdorim detyre.

Për tu futur në shtëpinë e barit, autorët e mbjelljes së kanabisit, kanë përdorur një derë në pjesën e pasme, duke shmangur lëvizjet në derën kryesore, e cila ishte e përbashkët me pronarët e katit të parë, të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pjesë e hetimit administrativ mësohet se është bërë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi dyshimet se efektivë të policisë mund të kenë pasur dijeni, veçanërisht specialistët që mbulojnë zonën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Magazinën e kthyen në ‘shtëpi bari’, 6 të shoqëruar në polici! Kultivuesit përdornin hyrjen nga pas godinës

1728546672_tirane.JPG

Detaje të reja kanë dal në dritë nga magazina, e cila ishte kthyer në një shtëpi bari për kultivimin e kanabisit, zonën e Selitës në Tiranë.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema, bënë me dije se u gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa 6 persona janë të shoqëruar.

Ndërkohë, personat të cilët merreshin me kultivimin e kanabisit, përdornin hyrjen që ishte nga pas godinës për të mos rënë në sy.

 

Ora 09:49
U zbulua 'shtëpi bari' në Selitë, policia shoqëron 6 persona

1728546652_tirane.JPG

6 persona janë shoqëruar në polici ditën e sotme, pasi policia zbuloi një magazinë ku kultivohej kanabis në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas informacioneve të Report Tv, magazina është shtetërore, ku kati i parë është në përdorim të ASHK. Ndërsa kati i dytë përdorej prej një kohe të gjatë për kultivimin e drogës.

Ora 09:14
U zbulua 'shtëpi bari' në Tiranë, ja magazina ku u gjet kanabisi në zonën e Selitës (Video)

 

Policia ka zbuluar një magazinë ku kultivohej kanabis ditën e sotme në zonën e Selitës në Tiranë.

Report Tv ka siguruar pamjet nga magazina ku u gjet kanabisi.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/10/2024 02:32

    /ALFRED/,100 % dakord me ju! Me ben pershtypje qe si nuk ishte diktuar me pare,aq me teper qe ishte prone shteterore,prone e ASHK!

    Përgjigju
  • Alfred: 10/10/2024 21:40

    O të çnderuar komentues në vend që të thoni një fjalë të mirë për njerëzit e nderuar që kërkojnë me çdo kusht luftën ndaj kriminelëve që me ativitetin e tyre helmojnë jetën e të rinjve e të gjithë shoqërisë ,i delni mbrojtje kjo mor plehra është një çmenduri e vërtetë ,vetëm kur fëmijet tuaj ,motrat tuaja e familjarët tuaj do të do të jenë preh e këtyre , atëherë do ti mallkoni ,por do të jetë vonë.

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/10/2024 17:28

    O vella keto kane filluar te tregojne perralla tani. Halit Holmes beri zbulimin e nje laboratori droge qe per cudi asnje individ qe kalonte aty nuk e kishte bere deri me sot. Natyrisht qe skishin si ta benin pasi nuk kishin aftesite deduktive te Halit Holmes, pinjoll i Gjermaneve te Matit. Te mos flasim pastaj per keto telefonatat personale drejtuar ministrit ne 1 te nates. Neve te tjerve na bejne pordhe policet, sna e hapin telefonin kur i biem 129.

    Përgjigju
  • Selita: 10/10/2024 17:01

    Te gjithe policet e selites e dijn dhe i mbrojn se marrin rroge mujore dhe i mbrojn dhe i lejn te patrullojn edhe vet zonen. Kishte 2-3 vite qe nuk kaloje dot me makine ne ate zone se te viheshin pas me drita te gjata 2 makina duke t ndjek pas e duke te ndaluar .

    Përgjigju
  • Spiuni: 10/10/2024 09:32

    Po ky barboni perse i mori ne qafe djemte ja qr spiunit , cfare te keqe kishte ky plera nga barishtja e djemve ? Spiunat edhe pae jane pa pagese jane te destiniar te bejne keq , u djegshin ne ferr mbeturinat e dreqit i moren ne qafe cunat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë