TIRANE- Një person i seksit mashkull është gjetur i vdekur në Parkun e Dajtit, rreth 500 metra larg rezidencës qeveritare. Trupi i pajetë është konstatuar mesditën e të dielës nga roja i një lokali i cili ka njoftuar më pas policinë. Pas identifikimit ka rezultuar se viktima është Sami Kasula, 75 vjeç.

Kufoma ka patur dëmtime në njërin krah dhe çjerrje në fytyrë, ndërsa burimet policore nuk përjashtojnë pistën se dëmtimet mund të kenë ardhur pas vdekjes nga kafshët.

Tiranë, pas identifikimi të kufomës së gjetur te Parku i Dajtit, policia bën me dije se viktima është Sami Kasula, 75 vjeç, i cili kishte 5 ditë që rezultonte i zhdukur. 75-vjeçari banues në Laprakë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Nga policia është bërë e ditur se i janë gjetur ilaçet edhe zemrës me vete.

 
kufoma ne dajt
kufoma ne dajt
(Në foto: Vendi ku u gjend kufoma në Parkun e Dajtit) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)