Tiranë-Dy të rinj në Tiranë janë arrestuar në flagrancë pasi goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë teksa ishte në krye të detyrës.
Sipas njoftimit të policisë 32 vjeçari me inicialet V.M., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, ndërsa 30 vjeçari me inicialet A.Gj., për ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë’
“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasit: V.M, 32 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe A.Gj, 30 vjeç, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi në pikën e kontrollit, shtetasi V.M, ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë në detyrë, ndërsa shtetasi A.Gj, pasagjer në mjet, i ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policore”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.