Tiranë - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Komisariatit Nr.5 për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
45 dhe 38-vjeçari dyshohet se në prill të vitit të kaluar kanë goditur me sende të forta një qytetar pas një konflikti.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, si rezultat e një pune të mirorganizuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre, finalizuan operacionin e koduar “Double”.
Gjatë operacionit u kapën shtetasit:
-I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për amëmbajtje pa leje;
-B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz.
Në vijim të veprimeve procedurale, u ekzekutua urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës, më datë 15.04.2026, për këta 2 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 03.04.2025, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., të cilit i janë shkaktuar dëmtime të rënda”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










