Persona të maskuar kanë arritur të grabisin nën kërcënimin e armëve një pikë karburanti në zonën e Selitës, në Tiranë. 

Mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin xhiron ditore të karburantit.

Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë pas marrjes së informacionit, ndërsa po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes. 

l.q/Shqiptarja.com