TIRANE- Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një market tek rruga '5 Maji' rreth orës 19:30.
Autorët nën kërcënimin e armës kanë marrë xhiron ditore, një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa shitësja ka humbur ndjenjat nga frika.
Banorët e zonës shprehen se autorët janë larguar me biçikletë pas grabitjes, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tyre duke kontrolluar territorin.
Grupi hetimor do të sekuestrojë kamerat e sigurisë së marketit, por edhe të bizneseve pranë tij për të zbuluar autorët e grabitjes.
Punonjëses së marketit iu dha ndihma e parë pasi mbeti pa ndenja për disa minuta pas kërcënimit me armë zjarri nga autorët.

(Marketi i grabitur, policia në vendngjarje)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com