TIRANE-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës policie për korrupsion. I arrestuari është Emiljano Taku, specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore.
Sipas njoftimit, ai dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.
SHÇBA deklaron se denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90. Ndërsa ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz duke e arrestuar.
Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjatë kontrollit, efektivit të rrugores iu gjet edhe kartëmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)