TIRANE - Regjistrimet për provimin Cel 1, 2, 3, për mbrojtjen e gjuhës italiane do të vazhdojnë deri më 19 janar 2013. Provimi zhvillohet të shtunën më 9 mars të këtij viti sipas orareve: nga e hëna deri të premten ora 9.00 – 17.00 dhe e shtunë ora 10.00 - 12.00
Njoftimi bëhet i ditur nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë i cili fton njëkohësisht të gjithë studentët e interesuar për t’u regjistruar pranë një Universiteti italian në vitin akademik 2013-2014 dhe që nuk posedojnë ende certifikatën e Cel-it, të paraqiten pranë këtij Instituti.
Cel i jep mundësinë të gjithë studentëve shqiptarë të cilët posedojnë certifikatën e këtij provimi (Cel-it 3) dhe që duan të regjistrohen në Universitetet italiane të përjashtohen nga dhënia e provimit të gjuhës italiane pranë Universiteteve.
“Të gjithë kandidatët e interesuar do të duhet t’i nënshtrohen një testi të detyrueshëm përpara regjistrimit, në mënyrë që të orientohen për nivelin e provimit të përshtatshëm me aftësitë e tyre reale”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Instituti informon gjithashtu se pajisja me një certifikatë të nivelit B2, si Celi 3, përbën një parakusht thelbësor për aplikimin për pararegjistrim pranë Universiteteve italiane.
Certifikatat e nivelit C1 dhe C2 (Celi 4 dhe Celi 5 – sezoni i qershorit 2013) lejojnë ndërkohë regjistrimin në kushte të barabarta me studentët italianë, jashtë kontingjentit të rezervuar. Çdo Fakultet mundet natyrisht të kërkojë teste specifike hyrëse.
Ndërkaq, kandidatët të cilët do të kenë një rezultat pikësh të pamjaftueshëm në test nuk do të mund të regjistrohen në sezonin e 9 marsit, ndërsa ata që do të kenë arritur një rezultat pikësh jo plotësisht të mjaftueshëm do të jenë të detyruar të ndjekin një kurs përgatitor prej 100 ose 30 orësh (sipas nivelit bazë) nëse dëshirojnë t’i nënshtrohen provimit në mars.
Së fundmi, Instituti Italian i Kulturës informon se regjistrimi i plotë (prova me shkrim dhe prova me gojë) kushton 55 Euro; kostoja e vetëm njërës prej provave është 40 euro.
Për më shumë informacione mbi nivelin e provimit, të gjithë të interesuarit mund të konsultohen në faqen e internetit të Universitetit për të Huaj të Perugia-s KLIKONI KETU
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com