Tirane, kapen hajdutet e
basteve sportive, 24 vjedhje

Tirane, kapen hajdutet e<br />basteve sportive, 24 vjedhje
TIRANE-  Një grup kriminal autor i vjedhjes së 24 lokalve dhe basteve sportive është shkatërruar nga policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazma 2” dje në mesditë strukturat e hetimit dhe të parandalimit të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.1, 3 dhe Nr.6 Tiranë, idenfikuan dhe arrestuan 2 autorët, të dënuar edhe më parë.

Bajram Mehmet Gjocaj, 47 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”, “prodhim dhe shitje të lëndve narkotike”, ”armbajtje pa leje dhe plagosje”. Agim Ded Qokaj, 32 vjec, banues Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Vjedhjet janë kryer brenda 3 muajve, që nga data 1 janar, kur kanë tentuar të vjedhin një lokal te rruga Kongresi i Manastirit. Vjedhja e fundit është shënuar më 18 mars 2012 kur në një lokal lloto sport internet, kanë marrë 4 televizor plazëm, të markave e madhësive të ndryshme dhe tre copë kompjutera lojrash fati.
JA VJEDHJET
Më datë 25 mars 2012, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se kanë vjedhur lokalin euro - lloto në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.01 Janar 2012, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi” kanë tentuar të vjedhin lokalin në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.02.01.2012, në Kinostudio, kanë vjedhur lokal Ecobet, ku kanë marrë disa TV Plazëm, në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.08.01.2012, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur Farmacinë nr. 10, në pronësi të një shtetaseje, ku të dyshuarit kanë dëmtuar murin e objektit dhe kanë krijuar një tunel duke kanë arritur të vjedhin një shumë prej 15.000 lekësh.
- Me dt.13.01.2012, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur dyqanin e kompanisë celulare “Eagle”,
- Me dt.25.01.2012, gjatë natës, në rrugën “Abdyl Pajo”, kanë vjedhur lokal lloto sporti, në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.27.01.2012, gjatë natës, në rrugën “Besim Fagu”, kanë vjedhur me thyerje dyqan bar kafe, në pronësi të një shtetasi.
- Me dt.30.01.2012, gjatë natës, në rrugën “Niko Avrami”, pall.8, kanë vjedhur me thyerje lokalin e basteve sportive, ku kanë marrë disa TV plazëm.
- Me dt.05.02.2012, në Qesarakë, tek pallatet “Lugano”, kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë disa Tv plazma.
- Me dt.09.02.2012, gjatë natës, në rrugën “Myslym Keta”, pranë kafes së Rremës kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë 2 televizor plazëm.
- Me dt.11.02.2012, në rrugën “Siri Kodra”, kane vjedhur me thyerje lokalin e basteve sportive “IP- BET”, ku kanë marrë 4 TV plazëm të markës “Fuego”.
- Me dt.18.03.2012, në Rrugën “Endri Keko”, pallati Darling, kanë vjedhur lokalin lloto sport internet, në pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë 4 televizor plazëm, të markave e madhësive të ndryshme dhe tre copë kompjutera lojrash fati.
- Me dt.05.01.2012, kanë vjedhur me thyerje lokalin “La Vita”, në pronësi te një shtetaseje, ku kanë marrë 3 TV të markës “LG” dhe një aprat dixhitalb satelitor.
- Me dt.11.01.2012, në Shkozë është vjedhur me thyerje lokali i lojrave te fatit, ku kanë marrë 3 TV plazëm si dhe katër kompjutera të markës “SONY”.
- Me dt.21.01.2012, në rrugën "3 Vellezerit Kondi" kanë vjedhur lokalin e basteve sportive “IP-BET”, ku kanë marrë 2 Tv plazëm të markës “LG” dhe 3 kompjutera lojrash fati.
Vjedhjet e lokaleve të basteve sportive të ndodhura ne juridiksionin e Komisariatit Policise Nr.3.
- Me dt. 21.01.2012, në rrugën “Princ Vidi”, është vjedhur me thyerje lokali “Bar Kafe”, ku kanë marrë 2 TV plazëm dhe 4 kompjutera lojra fati.
- Me dt.25.01.2012, gjatë natës, tek kthesa e Kamzës, brenda kompleksit të pallateve të Malezjanit, është vjedhur me thyerje lokali i basteve sportive erolloto, ku kanë marrë 3 Tv Plazëm.
- Me dt. 22.03.2012, në rrugën “Allaman Dervishi”, është vjedhur pikë bastesh “Star Lloto”, ku kanë marrë 4 Tv Plazëm.
Vjedhjet e lokaleve të basteve sportive ndodhur ne juridiksionin e Komisariatit Policise Nr.6.
- Me dt.27.01.2012, në rrugën “Artin Basha”, është vjedhur me thyerje lokali ne pronësi të një shtetasi.
- Me dt.11.02.2012, në rrugën ”Azem Meshi”, vjedhur lokal “Arbëri”, ku kanë arritur të vjedhin 1 TV plazëm me vlerë 40.000 leke.
- Me dt.20.02.2012, në Unazën e Re, është vjedhur dyqani “Top Bast”, ku kanë marrë 3 Tv plazëm 42 polsh.
- Me dt.23.02.2012, në rrugën ”Azbi Serjani”, është vjedhur me thyerje lokal bar kafe “Agolli”, ku kanë marrë 1 TV plazëm me vlerë 40 000 lekë.
- Ne dt.23.02.2012, gjatë natës, në rrugën ”Besim Alla”, është vjedhur me thyerje lokali “Euro Lloto” ne pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë 3 TV plazëm, me vlerë 120 000 lekë.

SEKUESTRIMET
Ne cilesine e provës materiale policia sekuestroi:
 Televizore te markes “LG” 42 polsh, 4 (katër) copë.
- Televizore “ACUSTIK SOLUTION” 22 polsh, 2 (dy) copë.
- Aparat “PLAY STATION” 4 (katër) copë, së bashku me 5 (pesë) telekomnda të markës “SONY”.
- Aparat “DREAM BOX”, me mbishkrimin “Dream Multiemedia” 1 (një) copë
- Aparat Dixhital i markes “HDMI” 1 (një) copë.
- Doreza plastike të zeza 1 (një) copë.
- Kapuç leshi me ngjyre lejla 1 (një) copë.
- Vare çeliku me bisht druri 1 (një) copë.
- Levë hekuri 1(një) copë.
- Kaçavida të përmasave të ndryshme 3 (tre ) copë.
- Çeles Anglezs me bisht të zi me mbishkrimin “EXPLOIT” 1 (një) copë.
- Çelesa ekzgonale te permasave te ndryshme cope 7 (shtate).
- Pulte të ndryshëm 3(tre) copë, një pult të markës “HD DIXHITAL”, një pult i markës ”DREAM” dhe një pult televizori me ngjyrë të zezë.- Disqe “Play Station” 3(tre) copë, së bashku me kutite plastike. - Çanta të mëdha me ngjyrë të zezë dhe çanta tjetër me ngjyrë blu.
Nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë intesivisht në drejtim të zbardhjes dhe dokumentimit të të tjera vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal me këtë tendencë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)