Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22- vjeçar, pasi kishte përshtatur ambinetin e subjektit që posedonte për veprimtarinë e lojrave të fatit.

Në kuadër të operacionit ‘Betfall’ në pranga ka rënë personi me inicialet D.V.

Policia ka sekuestruar 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur ëebsite të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Betfall”. Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Sekuestrohen 1 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular. Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.  

Gjatë kontrollit në subjektin në administrim nga  shtetasi D. V., në rrugën ‘Don Bosko’, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur ëebsite të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi  D. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.