Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)

Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)

Foto Ilustruese

Tiranë-Një 41 vjeçar turk është vendosur në pranga nga policia në Tiranë, pasi në bashkëpunim me disa të tjerë me anë të mashtrimit kompjuterik, akuzohen se kanë 
"kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro" informoi sot policia e Tiranës.

'Ferhat Karakus, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ra në gjurmët e tij pasi kompania “MasterCard”, vuri re se një shqiptar po kryente transaksione të shumta bankare në vlera që varionin nga 50 mijë euro e lartë.

Këto veprime të dyshimta bënë që kompania të njoftonte policinë, e cila më pas nisi hetimin.Sipas burimeve, mësohet se turku 41-vjeçar kishte arritur të siguronte kartën bankare të një shqiptari dhe përmes saj kryente transaksione bankare me bizneset e tij.

Si kamuflim, ai përdorte metodën sikur shqiptari kryente blerje të ndryshme në biznesin e turkut, që transaksionet të dukeshin të sakta. Policia ngriti dyshimet se ato janë të dyshimta dhe me prejardhje kriminale.

Në disa raste, kur në kartën e shqiptarit janë kryer transaksione, ka rezultuar se ai nuk ndodhej në Shqipëri. Pavarësisht se shqiptari ka mohuar të ketë dijeni për transaksionet, polici po e heton edhe atë nëse ka apo jo lidhje me turkun e arrestuar. Njëkohësisht punohet për identifikimin e të tjerëve jashtë territorit shqiptar që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre