TIRANË - Punimet për hapjen e një grope ku do të ndërtohet një pallat kanë sjellë rrëshqitje dherash dhe plasaritje në dy pallate ekzistuese në kodrën mbi kopshtin botanik në Tiranë. Për këtë situatë policia ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ndërtuese Bujar Hasa ndërsa Bashkia e Tiranës e cila ka evakuuar familjet e rrezikuara ka kallëzuar penalisht ish-kreun e komunës Farkë Fatbardh Plaku si përgjegjës për lejen e dhënë jashtë kritereve teknike.
...
Hapja e një grope për ndërtimin e një pallati në kodrën mbi kopshtin botanik në Tiranë ka çuar në evakuimin e 34 familjeve të pallatit ngjitur, i cili rrezikohet të shembet si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Hapja e gropës jashtë kritereve, ka sjellë rënien masive të dherave dhe ka dëmtuar rrugën, e cila ndan gropën e objektit që do ndërtohet, me pallatet që ndodhen mbi rrugë.
Për të shmangur ndikimin e agjentëve atmosferik në mënyrë provizore rruga është mbuluar me plastmasë, ndërsa në zonë rrëshqitja vazhdon dhe pse me intensitet më të ulët se mëngjesin e kësaj të shtune.
Për situatën e krijuar Policia e Shtetit ka nisur hetimet duke shpallur në kërkim Bujar Hasën administratorin e firmës që kish nisur gërmimet për ndërtimin e një tjetër pallati.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka kallëzuar penalisht Fatbardh Plakun ish kreun demokrat të komunës Farkë pasi i ka dhënë leje në shkelje me parametrat urbanistik administratorit Hasa.
Banorët e pallateve të rrezikuara bëjnë apel që të ndërhyhet para se reshjet të rrezikojnë shembje të pallateve ku ata banojnë.
Tre ditë më parë për këtë situatë të krijuar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka urdhëruar ngritjen e Shtabit të Emergjencës, për të vendosur se si duhet ndërhyrë për gjetjen e një zgjidhje e cila do të shmangë katastrofën e që mund të shkaktonte rrëzimi i dy pallateve.
Inxhinierët gjeoteknik kanë përfunduar matjet në zonë ku rezulton se ka rrëshqitur më shumë se 15m3 dhe si dhe ka një devijim të rrugës me mbi 2 metra dëmtim nga rënia e dherave.

(Zona ku ka ndodhur rrëshqitja e dheut dhe pallati që rrezikon) Foto të tjera

Altin Dauti, administratori i firmës ndërtuese të pallateve në kodër mbi gropën e hapur që rrezikojnë të shemben, thotë se ka qenë ai që ka bërë kallëzimin menjëherë pasi konstatoi se nga punimet për gropën e pallatit nën rrugë po plasaritej rruga.
"Ka qenë shqetësimi ynë si firmë ndërtuese. Unë kam konstatuar një muaj e gjysmë më parë plasaritje të rrugës ja kam paraqitur firmës që po i ndërton, nuk ishin brenda standardeve. Firma ka bërë gërmimet dhe ka ngelë në atë stad, në lartësinë 18 metra. I kam thënë trajtoni planin e emergjencave, kam shkuar e kam bërë problem në institucionet e komunës. Unë e kam bërë vet një kallëzim para 4 ditësh, nga firma pati reagime se u duk e papranueshme. Edhe në mënyrë shoqërore i kam thënë që të lënë punimet. Kam kallëzuar fenomenin që ka ndodhur këtu dhe jua kam dhënë organeve që ta ndjekin. Dëmi është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e firmës. Sot dha shenjat e para u shemb i gjithë muri. Për siguri banorët janë evakuuar, plani i masave janë brenda parametrave, por nuk kanë garanci, se ujërat do japin efektet e tyre dhe janë gjëra që ndodhin. Në pozicion kodrinor që kanë pallatet mund të ndodhë efekti domino që njëra rrëzohet e para e të tjerat kështu me radhë", u shpreh ai.
Në zonë është ndërprerë energjia, ndërsa gjatë paradites u rrëzua edhe një shtyllë elektrike e cila ndodhej në rrugën që po shembet gradualisht.

Rrëshqitja e dheut, Bashkia e Tiranës ndjekje penale ndërtuesit dhe ish-kryetarit të PD të komunë
Bashkia e Tiranës ka nisur ndjekjen penale ndaj ndërtuesit të objektit ku sot pati rrëshqitje toke në Kopshtin Botanik . Për probleme që lidhen me dhënien e lejes së ndërtimit duke mos u marrë masat e duhura për kryerjen e punimeve, si dhe ndjekjen e punimeve nga ana e autoriteteve vendore, bashkia ka nisur gjithashtu ndjekjen penale ndaj ish – kryetarit të komunës Farkë, Fatbardh Plaku, i zgjedhur si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Pas raportimit të ngjarjes, Bashkia e Tiranës është vënë në lëvizje duke u angazhuar në evakuimin e banorëve të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut. Në vendngjarje kanë shkuar dhe punonjës të Policisë Bashkiake të cilët po ndihmojnë në marrjen e masave që të mos ketë pasoja për njerëzit që banojnë në këtë zonë. Po kështu drejtues të njësisë administrative Farkë dhe ekspertë të Bashkisë së Tiranës janë në vendngjarje për të mbikëqyrur situatën dhe për të bashkëpunuar me strukturat shtetërore për mitizimin e dëmeve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
Njoftimi i policise
Më datë 28.11.2015, në Selitë e Vogël, tek xhamia është hapur një gropë për ndërtimi pallati, e cila nga rreshjet e shumta rrezikohet të shëmbet pallati pranë. Nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme.
Policia ka bere evakuimin e 34 familjeve në total, e nisur që në datë 26.11.2015, dhe ditën e sotme është bëre evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat.Gjithashtu është shpallur në kërkim menaxheri i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO