Tiranë/ Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në rrugën 'Xhanfize Keko'

TIRANË - Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, realizoi kontrolle të befasishme në Tiranë për kapjen e shtetasve që lëvizin me lëndë narkotike, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

Gjatë kontrolleve, u arrestua 24-vjeçari M.N., i cili qarkullonte me automjetin e tij tip “BMW” në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u gjet dhe sekuestrua një pistoletë me municion luftarak në një çantë.

'Nga kontrollet e befasishme të kryera në zona të ndryshme në Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, për të cilin u arrestua shtetasi M. N., 24 vjeç. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete.', njofton policia.  

Kontrolli i automjeteve dhe shtetasve vijon në të gjithë qytetin dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen

‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen