Tiranë, gjatë ditës së hënë shtetasi I.H. ka përplasur Xh.K. 77-vjeç dhe vajzën e vogël A.K. vetëm 5-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, gjyshi 77-vjeçar dhe mbesa e tij 5 vjeçe kanë qënë duke kaluar rrugën te kthesa e Kamzës, në vendin e quajtur pallatet “Malajziane”, dhe janë goditur nga një mjet tip Volkswagen, i drejtuar nga I.H.

Personat e dëmtuar janë dërguar në spitalin Ushtarak dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë policia ka arrestuar shoferin e mjetit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Informacion paraprak.
Tiranë
Më datë 07.10.2017, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një aksident tek pallatet “Malazjane” në kthesën e Kamzës.
Janë dërguar në vendgjarje shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Xh.K., 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, shtetasen A.K., 5 vjeçe kanë qënë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.H
Shtetasi i moshuar dhe mbesa e tij janë transportuar në spitalin Ushtarak ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesi i mjetit ku po kryhen veprimet proçeduriale.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com