Një muze për Fishtën, ka qenë kjo kërkesa e shprehur nëpërmjet një tubimi e nismës studentore të “Një shtëpi, një  mburojë për trashëgiminë kulturore”.  
 
Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë marshuar paqësisht nga Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza”.
 
Të rinjtë kanë kërkuar një muze për At Gjergj Fishtën, në vendin e tij të lindjes, e cila do të ndikonte që At Gjergj Fishta të marr vëmendjen e duhur në plejadën e shkrimtarëve dhe emrave të ndritur të vendit.

"Kemi marrë sot këtë marshim për të sensibilizuar të gjithë opinionin qytetarë dhe më gjerë që të ndërtojmë një shtëpi, një muze për At Gjergj Fishtën. Muzeu duhet të ndërtohet në vendin e lindjes ku At Gjergj Fishta ka jetuar për 6 vjet", u shpreh një prej pjesëmarrësve në marshim.

"Ne shpresojmë që të vazhdojë kjo lëvizje, për Fishtën", u shpreh një tjetër.

Marshuesit kishin veshur bluza të bardha dhe në to ishin të shkruar pjesë nga vepra e At Gjergj Fishtës si dhe në fytyra kishin vendosur maska më portretin e tij.
 
Muzeu për priftin françeskan që i shkroi aq bukur dhe që i përket periudhës së Rilindjes, At Gjergj Fishtës, duhet të ndërtohet në fshatin Fishtë ku ai lindi dhe jetoi vetëm fëmijërinë. 

[gallery]20997[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)