Tiranë- Tre persona janë arrestuar në kryeqytet për mashtrim dhe dhunë ndaj babait dhe Policit.
"Sektori për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Blerim Dacin, 34 vjeç.
Ndaj 34 vjeçarit Gjykata ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, informoi sot policia.
Më tej policia bën me dije se u arrestua një 49 vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe një 26 vjeçar, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, pas ndalimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.
Ndërkohë një vajzë ka kallëzuar në polici se prej 26 dhjetorit ka humbur kontaktet me babain.
"Shtetësja S.D, kallzon se më datë 26.12.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i saj shtetasi Gj.D, 48 vjeç, banues në Tiranë. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij", thuhet më tej në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.