TIRANË - Për herë të dytë brenda pak ditësh zjarri ka rënë në kompleksin 'Kika', tek 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Flakët të cilat u shuan plotësisht pas afro 2 orësh, ranë në garazhin e një pallati 8-katësh te 'Kika 1', rreth orës 18:00.
Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt i kompresorit - që ndodhej në garazh - të frigoriferit të një marketi eco market.
Forcat zjarrfikëse dhe policia bënë të mundur evakuimin e banorëve. Një zonjë u transportua drejt QSUT me probleme me frymëmarrjen, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, 4 banorë kanë pasur probleme të lehta me frymmarrjen. Ndërsa rreziku ka kaluar banorët mund të kthehen në banesat e tyre.
Dy automjete dhe 1 motor u dogjën tërësisht, ndërsa një makinë e tretë është dëmtuar.
Report Tv sjell pamjet e momentit kur zjarrfikësit evakuojnë me shkallë një fëmijë që banon në katet e sipërme të pallatit.
"Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit",-njofton policia.
5 ditë më parë (20 janar 2025) flakët përfshinë katin e katërt të një pallati te kompleksi "Kika 2", po në Komunën e Parisit. Nga flakët, të cilat u shkaktuan nga një defekt elektrik, u dogjën zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të dhe një restorant në katin e 6-të.
Për herë të dytë brenda pak ditësh zjarri ka rënë në kompleksin 'Kika', tek 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Flakët të cilat u shuan plotësisht pas afro 2 orësh, ranë në garazhin e një pallati 8-katësh te 'Kika 1', rreth orës 18:00.
Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt i kompresorit - që ndodhej në garazh - të frigoriferit të një marketi.
Dy makinat që shihni në foto janë djegur si pasojë e flakëve në garazhin e pallatit 8-katësh te Kompleksi 'Kika 1' në Komunën e Parisit.
Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.
Për herë të dytë brenda pak ditësh zjarri ka rënë në kompleksin 'Kika' tek 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Kësaj radhe te 'Kika 1', ku një garazhi i një pallati 8-katësh ka marrë flakë.
Momentet e frikës dhe të panikut kanë përfshirë shumë banorë të pallatit 8 katësh e zjarrfikësve u është dashur të vendosnin shkalla si në katin e tretë por dhe në katin e 8-të për të ndihmuar banorët të evakuoheshin
Banorët thërrisnin: Ndihmë! Ndihmë!
Report Tv sjell pamjet e momentit kur zjarrfikësit evakuojnë me shkallë një fëmijë që banon në katet e sipërme të pallatit.
Por dhe një moment kur zjarrfikësit vendosin shkallët në katin e 3-të për të evakuar banorët.
Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt i kompresorit - që ndodhej në garazh - të frigoriferit të një marketi eco market. Zjarri la pas tre automjete të djegura dhe 4 banorë të asfiksuar që u trajtuan me ndihmë mjekësore në spital, por nuk ka probleme që mund t’ju rrezikojnë jetën.