Nis shtrimi i Bulevardit të Ri të kryeqytetit. Puna e nisur prej muajsh tashmë po i jep një pamje të re këtij segmenti të rëndësishëm rrugor që do të çlirojë trafikun e rënduar në kryeqytet. 

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Facebook” komenton se kjo do të jetë Tirana e 100 viteve të ardhshme. 

“Pas 100 vitesh ky Bulevard do të marrë më në fund pamjet e Tiranës së të ardhmes. Rreth 100 vjet pas Bulevardit të Vjetër filloi shtrimi i Bulevardit të Ri për Tiranën e 100 viteve të ardhshme! Vetëm me punë ecim përpara!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. 

[gallery]19167[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com